Gjykata jep burg përjetë për njërin nga grabitësit e ‘Rinasit’

15:52 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Burgimi i përjetshëm për Klement Çala. Ky është vendimi që ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda Çalën. Ai u arratis nga burgu i Greqisë në 2013-n si dhe është person i kërkuar për grabitjet e blindave me para në Rinas.

Vendimi për Çalën është dhënë në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokurori Besnik Muçi kërkoi burg përjetë. Vendimi përfundimtar për Çalën është 25 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme