Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite burg Moisi Habilajn duke lenë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Që prej fundit të majit, ai ishte në arrest shtëpie pas qëndrimit në burg për gati dy vite.
Moisi Habilaj u dënua qershorin e kaluar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Në seancën e kësaj të enjtje, gjyqtarët italianë të Apelit, kanë vendosur të mos bëjnë asnjë ulje dënimi për trafikantin shqiptar.
Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti. I pari me 8 vite burg, ndërsa i dyti, i cilësuar edhe si financieri i grupit Habilaj, është dënuar me 6 vite heqje lirie.
Sikurse raportojnë mediat lokale, në procesin e shkallës së parë Habilaj kishte vendosur të fliste përpara gjykatës duke pranuar disa akuza, por duke mohuar çdo përfshirje të mundshme në trafikun e drogës, të kushëririt të tij, ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri./abcnews.al
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit