Një gjykatë greke ka dënuar me më shumë se 1 shekull burg (128 vite burg) 8 persona të një grupi kriminal që trafikuan 1.5 ton drogë në Greqi më 7 Prill 2017.
Pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe një avokat grek në Pire, i cili u dënua me 14 vite burg dhe 70 mijë Euro gjobë.
Një biznesmen grek u dënua me 13 vite burg dhe 60 mijë Euro gjobë. I arrestuar ishte edhe vëllai i këtij të fundit, por u lirua nga akuzat. Ndërsa një tjetër shtetas grek është shpallur fajtor dhe dënuar me 13 vite burg dhe 60 mijë Euro gjobë.
“Banorët” e drogës janë dy shqiptarë, të cilët u dënuan me 23 dhe 24 vite burg dhe 100 mijë Euro e 125 mijë Euro gjobë respektivisht. Tre shqiptarë të tjerë që u kapën në bordin e skafit me drogë si transpotues, u dënuan me 14 vite burg dy prej tyre dhe i treti me 13 vite.
Skafi i fuqishëm ishte nisur fillimisht nga Shqipëria dhe kishte ndaluar në brigjet italiane për shkak të një avarie. Më pas, lëndën narkotike e trafikoi në Greqi, aty ku ishte dhe destinacioni.
Sasia prej 1.5 ton kanabis e sekuestruar nga autoritetet greke kishte një vlerë prej 10 milionë Euro. Gjatë ndjekjes në det, u angazhuan forca të shumta policore dhe helikopterë nga ajri, të cilët hapën zjarr për të ndaluar skafin e drejtuar prej shqiptarëve. /tvklan.al
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%