Autoritetet italiane arrestuan disa ditë më parë, Gerti Seliamajn për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai u vu në pranga pasi akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.
46-vjeçari shqiptar u arrestua pas 24 vitesh arrati në një apartament në zonën e Martina Franca, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes së Beqir dhe Elmaz Hasho. Mirëpo, Selimaj është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Vlorë.
Ky vendim është cilësuar i padrejtë nga familjarët e dy vëllezërve. Ata kërkojnë që Selimaj të rikthehet në burg dhe shprehen se do ta apelojnë vendimin.
Si vrasje për herë të dytë e ka cilësuar këtë vendim bashkëshortja e Beqir Hashos. Ajo thekson se gjatë këtyre viteve është munduar që të mos krijojë ndjenjën e hakmarrjes tek fëmijët dhe se kishte besim te drejtësia.
“Unë jam gruaja e Beqirit, atë ditën me vajzën e sëmurë shkuam në spital. pas pak vjen Elmazi për të pyetur dhe interesuar për vajzën, pasi hëngrëm bukë, Elmazi do të ikte për në shtëpi. kthehet prap dhe i thotë Beqirit se nuk po i ndizej makina. Del edhe Beqiri dhe në atë moment ishte bërë i gjithë veprimi. Isha e shokuar. Kam bërë denoncime herë pas here. Pas kaq vitesh policia është vënë në lëvizje dhe ka kapur Gerti Selimajn. Është ekstraduar dhe para një jave e kanë sjellë në Shqipëri. Vjola Canaj, gjykatëse e ka lënë në arrest shtëpie. Pas 24 vitesh ku është drejtësia këtu? Jam munduar si nënë të mos bëjë hakmarrje, kam bërë punën time që fëmijët të mos vepronin për hakmarrje. Besoja te drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i lutem: të zbardhjet çështja, mos na vrisni për herë të dytë”, thotë ajo./abcnews.al/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador