Vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave në pak minuta ka tronditur opinionin publik, por pas tronditjes ka ardhur shumë shpejt vala e indinjatës për statusin e autorit të dyshuar të masakrës, 40- vjeçari Dan Hutra, i cili ishte në gjendje të lirë pas një seri të gjatë krimesh, ku evidentohet vrasja e bashkëshortes në 2007, dhunë familjare dhe vjedhje.
Sot Gjykata e Tiranës, që kishte liruar Hutrën për herë të fundit në 16 shkurt, ka reaguar duke specifikuar arsyet ligjore që çuan në atë vendim që solli pasoja tragjike, raporton A2 CNN.
Sipas Gjykatës, pas arrestimit për dhunë familjare në qershorin e vitit 2022, Hutra u dënua fillimisht me një vit e gjashtë muaj, masë e ulur në një vit jo për shkak të deklaratave noteriale që dëshmonin sipas avokates së tij Klodiana Sanxhaku “normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, si dhe akte të tjera që vërtetonin gjendjen e rëndë shëndetësore të nënës së të pandehurit, e cila jetonte vetëm me këtë të fundit”, gjë që nuk u morr parasysh, por për efekt të gjykimit të shkurtuar.
Më 15 shkurt, një ditë para lirimit të Hutrës, avokatja e tij paraqet kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe lirimin e menjëhershëm pasi për nenin 261 të Kodit Penal “masat e sigurimit shuhen kur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se sa masa e dënimit të caktuar”.
Një ditë më vonë Hutra lirohet, ndërkohë që dy javë më vonë plagos dhe vret në vende të ndryshme të kryeqytetit 6 gra.
Plagos fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin në Astir, më pas në Kodër-Kamëz, plagos me armë zjarri ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe të ëmën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe vrau shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe, motra enjë personi me të cilin kishte pasur një konflikt gjatë periudhës në burg.
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...