Google ADS

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku

15:27 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku.

Shkak për shtyrjen e seancës disa ditë më parë për ditën e sotme u bë mungesa e gjyqtares Vjollca Spahiu, për shkaqe shëndetësore.

Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi.

Prokuroria e akuzon kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, Falsifikim i dokumenteve” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Prej pothuajse 6 muajsh, Agim Kajmaku është në arrati./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme