Gjykata e Posaçme i cakton masën e sigurisë arrest ne burg Gëzim Çelës. Seanca është zhvilluar me dyer te mbyllura, ndërsa Çela nuk ka pranuar të japë sqarime.
Avokati i Gazim Çelës ka kërkuar masën e sigurimit arrest në shtëpi me argumenti se nuk ka prova që ta lidhin atë me trafikun e drogës gjatë operacionit “Flakë në Det”.
Ai u arrestuar në dhjetor të 2023 në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave. Me të ishte dhe personi, i cili e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.
Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në të njëjtën shtëpi u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 15 fishekë. 55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal, i cili tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.
SPAK dhe Policia e Shtetit në operacionin “Flakë në Det” nga zbërthimi i telefonave konfirmuan përfshirjen e Gëzim Çelës dhe ish-shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj.
Sakaq, Gëzim Çela u ekstradua të enjten nga Kosova drejt Shqipërisë. Ai ka shprehur vullnetin personal për t’u ekstraduar drejt vendit tonë dhe tani do të përballet me akuzat/ abcnews.al
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...