Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dënoi të enjten me 9 muaj burg të konvertuar në detyrimin për të kryer 80 orë punë publike, brenda një afati 6 mujor, ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo. Ai u gjet fajtor për “fshehje të pasurisë”. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg, të konvertuar në dy vjet shërbim prove, ndërsa ai vetë ishte deklaruar i pafajshëm.
Burimet e pajustifikuara të pasurisë së deklaruar, u bënë shkak më parë, që zoti të shkarkohej nga detyra në mars të vitit 2018, si pasojë e procesit të saponisur të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një vendim që u konfirmua dhe në shkallën e dytë të Vettingut nga Kolegji i Apelimit.
Problematike në deklarimin e pasurisë u vërejt një shumë prej 100 mijë dollarësh që sipas ish gjyqtarit i ishte dhuruar nga e motra dhe një njësi tregtare me sipërfaqe 172 m2 në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, e cila ishte deklaruar në aktin e blerjes për një vlerë prej 120 mijë dollarësh, ndërsa në zyrën e pasurive të paluajtshme ishte rregjistruar me një vlerë disa herë më të vogël.
Në Prill të vitit 2021, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, kjo pasuri u vendos nën sekuestro, në të njejtën kohë dhe me pasuritë e ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, dhe të ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi./voa/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...