Ekzekutori i biznesmenit nga Shqipëria, Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva, është lënë në burg, ndërsa gjatë seancës ka mohuar përfshirjen në këtë krim.
Përpara trupit gjykues ai është shprehur se në Shqipëri kishte ardhur për pushime dhe se me akuzat është njohur nga mediat. Ndërkohë ka shtuar se në Shqipëri nuk njihte asnjë person.
Gjatë ditës së sotme në orën 10 të mëngjesit, në Gjykatën e Lezhës u mbajt seanca e portugezit, që është i dyshuari kryesor për ekzekutimin e biznesmenit në Lezhë.
Vetëm dy ditë më parë, tetë muaj pas vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt, me pranga në duar u ekstradua nga Maroku, drejt Shqipërisë Ruben Ribeiro Saraiva, i dyshuar nga drejtësia shqiptare si ekzekutues i biznesmenit.
Ekstradimi portugezit 28-vjeçar rezident në Londër, nga ku u rekrutua për të kryer vrasjen, u mundësua nga një bashkëpunim intensiv i Interpol Tiranës dhe Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në policinë e shtetit me autoritetet marokene.
Paraditja e të dielës 31 dhjetor e gjeti Saraivën në tokën shqiptare për t’u vendosur në dispozicion të drejtësisë shqiptare.
Nga provat e mbledhura deri më tani nga prokuroria e Lezhës, rezulton se Ruben Ribeiro Saraiva ishte ekzekutori Ardian Nikulajt. Pamjet e gjakftohtësisë së ekzekutimit të mirë-organizuar u publikuan edhe në shumë media në botë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptarë dhe katër anglez, që vëzhgonte viktimën dhe ia kalonte informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.
Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e ekstradimit të tyre nga Shqipëria në muajin Mars./tch
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...