Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar sot Gentian Medjan si anëtarin më të ri të Gjykatës së Lartë duke e çuar numrin e gjyqtarëve në këtë gjykatë në 11.
Pavarësisht këtij dekretimi, Meta ka shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, “mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore”.
“Tejzgjatja e një procedure për rritjen në detyrë për një periudhë 2 vjeçare nga KLGJ është një standard i papranueshëm”, ka shtuar Meta.
Krahas kritikave për KLGJ, presidenti ka edhe një thirrje për Gjykatën e Lartë ku kërkon që të plotësojë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.
“Me emërimin e anëtarit të 11-tëtë saj, kjo gjykatë duhet të zhvillojë Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve, për të votuar e zgjedhur sipas Kushtetutës dhe Ligjit, anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese, sipas listës së propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që prej 30 dhjetorit 2021”, ka theksuar Meta.
Tashmë, pas gati gjashtë vitesh nga miratimi i reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese pritet të plotësohet edhe me tre anëtarët e mbetur. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese së fundi është vonuar pasi Gjykata e Lartë nuk kishte kuorumin e nevojshëm të vendimmarrjes.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...