Në Shqipëri, Gjykata e Lartë vendosi sot që Prokuroria e Posaçme të rregjistrojë një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, ku gjatë një demonstrate të dhunshme të Partisë socialiste, mbetën të vrarë katër protestues si dhe u plagosën disa të tjerë.
Vendimi u mor, pasi familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë, kërkuan hetime për rastin. Vrasja e Nikës ka mbetur pa autor. Familjarët të cilët kanë në duar dhe disa rregjistrime të komunikimeve të bëra atë ditë nga komandanti I Gardës Ndrea Prendi me vartësit e tij, bën kallzim në Prokurorinë e Posaçme, duke kërkuar vënien përpara përgjegjësisë dhe të ish kryeministrit Sali Berisha e ish ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha. Por kërkesa e tyre u refuzua për moskompetencë, nga Prokuroria e posaçme. Si gjykata e posaçme, dhe ajo e Apelit të Posaçëm, mbrojtën të njejtin qëndrim, me argumentin se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar element penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.
Por sipas Gjykatës së Lartë vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzion nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh se në hetimin e ngjarjes janë vërejtur mangësi të shumta të cilat ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht, dhe se autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e vdekjes së Nikës si dhe të identifikojnë e ndëshkojnë përgjegjësit.
Kryeministri Edi Rama reagoi mbi vendimin e Gjykatës së Lartë duke shkruar në rrjetin social X se: “Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare. Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë”./VOA
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...