Gjykata e Kukësit pasditen e sotme ka dhënë masat e sigurisë për grupin e të arrestuarve në kuadër të operacionit “Shënmëri 2020”, ku në pranga ranë 19 persona, pas kontrolleve për kanabis.
Nga grupi i të arrestuarve Gjykata e Kukësit ka vendosur të lërë në masën ‘Arrest me burg’ 18 persona, ndërsa 1 prej të arrestuarve është lënë në arrest shtëpie. Po kështu mësohet se arrest me burg është kërkuar edhe për tre persona të shpallur në kërkim.
Ndërkohë Prokuroria e Kukësit ka kërkuar transferimin e kësaj çështje nga qyteti verilindor për në SPAK. Avokatja Aurora Guska që mbron disa prej të arrestuarve është shprehur se disa nga klientët e saj nuk kanë rol aktiv, ndërsa disa të tjerë pak ose aspak. Sipas saj e vërteta do të dal gjatë hetimit. Gjyqtar i kësaj çështje është Florin Demollari.
Të arrestuarit e operacioni ‘Shënmëri 2020’, SH. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D., 27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastrës.
Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.
Nga strukturat e SHÇBA-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale ” Shpërdorimi i detyrës”.
Po gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C.
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës