Google ADS

Gjykata e Apelit merr në shqyrtim ankimin e PD, caktohet trupa gjykuese

15:56 | 12 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Apeli ka marrë në shqyrtim ankimin e PD për njohjen e statutit të 11 dhjetorit.PD ankimoi mos regjistrimin e Kuvendit të 18 dhjetorit bashkë me 17 korrikun, ndërsa ankimin e PD do ta shqyrtojë trupa gjyqësore me përbërje, Genti Shala, Edlira Petri dhe Elona Toro

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të regjistrojë ankesën e Enkelejd Alibeajt në emër të PD-së për të njohur ndryshimet e bëra në statutin e partisë më datë 18 dhjetor të vitit të shkuar. Gjykata thotë se vendimi është marrë sot dhe shqyrtimi i kërkesës do të bëhet në ditët në vijim pasi të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit.

Një ndër vendimet e rendësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Në PD ka një përplasje statutesh pasi më herët gjykata ka regjistruar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të organizuar nga mbështetësit e Berishës duke njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë dhe jo nënkryetarët dhe drejtuesit e tjerë.

Ndërkohë, nëse gjykata miraton ndryshimet e vendosura nga Kuvendi i 18 dhjetorit atëherë Sali Berisha është përfundimisht i përjashtuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë vendimi për njohjen e Komisionit të Rithemelimit si drejtues të partisë. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme