Pas zhurmës nëse u shoqërua apo u vetë-dorëzua në polici, këtë të shtunë, pa zhurmë, pa një eskortë policie në kushtet e një sekreti të plotë, rreth 2 orë përpara nisjes së seancës për vlerësimin e masës së arrestit, Alqi Bllako la drejtorinë e policisë së Tiranës për tu përballur me gjykatën.
Për më shumë se 90 minuta ish deputeti socialist Alqi Bllako qëndroi përpara Gjyqtares Irena Gjoka e cila e vlerësoi të drejtë kërkesën e prokurorit të SPAK Dritan Prençi për ta lënë atë në arrest me burg. Pas ish-ministrit Lefter Koka tashmë edhe vartësi i tij Alqi Bllako do të qëndroj në qelitë e paraburgimit të 313-tës, në pritje të SPAK për ta çuar dosjen për gjykim.
Ky është imazhi parë i Alqi Bllakos ulur në bankën e të akuzuarve, për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe korrupsion pasim për tjetërsimin e një toke ku është ndërtuar inceneratori Fierit.
Avokati i tij e quajti jo të drejtë, vendimin e gjykatës duke dhënë këtë argument.
Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave.
Ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit, ish-sekretari i Presidencës, dhe tashme dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako e çon në 11 deri më tani numrin e zyrtarëve të akuzuarve e arrestuar, nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë për të tjerë personazhe të përfshirë në ndërtimin dhe operimin e incineratorëve SPAK i ka shpallur në kërkim./TopChanel/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët