Google ADS

“Gjurmët” e tragjedisë! Një muaj pas tërmetit, Durrësi vuan ende pasojat

11:58 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një muaj pas tërmetit tragjik ku humbën jetën 51 persona, Durrësi vuan ende pasojat e rënda të tij.

Nga pallati ku humbën jetën 7 persona në lagjen 18 të Durrësit, pranë degës së Kryqit të Kuq, ka mbetur një hapësirë e madhe boshe që mbushet me kaltërsinë e qiellit, ndërsa një grumbull rrënojash i pahequr mbështetet në pallatin, dikur fqinj me të.

Asgjë s’ka mbetur! Katër pjesëtarët e familjes Reçi, së bashku me Diena Meçe Karanxhën, vajzën e saj të mitur dhe të ëmën nuk janë më prej një muaji. U larguan bashkë me të tjerë viktima që mbetën në rrënojat e objekteve të tjera duke lënë pas dhembjen dhe hidhësinë e një abuzimi të frikshëm vdekjeprurës në fushën e ndërtimeve, ndërsa akoma përgjegjësit e kësaj fatkeqësie nuk janë vënë para drejtësisë. Viktimat e tërmetit dhe mijëra të prekur prej tij, që kanë mbetur pa shtëpi, si pasojë e ndërtimeve jashtë standardit, kërkojnë drejtësi./TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme