Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, me ministrin turk të Arsimit, morën pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollën fillore të mesme “Alija Izetbegoviç” në Turqi
Yilmaz theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore. Sipas tij, edhe pse dy vendet nuk kanë kufi të përbashkët, lidhjet e forta historike bëjnë që dy vendet të ndihen si dy vende të përkushtuara për njëra tjetrën me historinë dhe kulturën e përbashkët, duke theksuar se pas Shqipërisë, Turqia është vendi ku jetojnë më së shumti shqiptarë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Nga ana tjetër mësohet se ministrja Lindita Nikolla teksa ka shprehur shprehu falënderime për mundësinë e dhënë për mësimit të kulturës dhe gjuhës shqipe, ka shtuar se bashkëpunimi duhet forcuar më tej.
“Informacioni është pasuria më e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndajmë informacionin mes dy vendeve. Kemi të kaluar të fuqishme. Duhet ta forcojmë më tej bashkëpunimin”, tha Nikolla./Top Channel
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...