Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ka konsideruar vendim skandaloz dhe të paligjshëm uljen e dënimit për Dritan Dajtin, të cilit Apeli i Krimeve të Rënda i pranoi gjykimin e shkurtuar, duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.
Në një deklaratë për mediat, ministrja Gjonaj tha se institucioni që ajo drejton do t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë dhënë këtë vendim.
Po kështu, ajo kërkon nga institucionet e reja të drejtësisë, KPK dhe ONM, që të shqyrtojnë vendimet e gjyqtarëve që dhanë vendimin për Dajtin, kur të kalojnë në filtrin e Vettingut.
“Vendimi i gjykatës për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit është skandaloz dhe i papranueshëm. Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe përbën precedent të rrezikshëm. Qeveria dhe kjo shumicë as nuk e ka dhe nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë. Por në raste të tilla papërgjegjshmërie nuk mund të rrijë pa reaguar me të gjitha format ligjore. Ministria do t’i drejtohet KLGJ-së për të marrë masa displinore ndaj gjyqtarëve. I kërkoj KPK dhe ONM që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë. Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë”, tha ministrja Gjonaj.
Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda pritet t’i bëjë rekurs dënimit me 25 vite burgim të Dritan Dajtit nga Gjykata e Apelit. Organi i akuzës është në pritje të zbardhjes së vendimit, i cili rrëzoi atë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dajtin në 2014, i akuzuar për vrasjen e 4 efektikëve të policisë. /tvklan.al
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok