Është ndëshkuar me masë administrative pronari i një lokali në Krujë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili kishte organizuar ceremoni martesore.
Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Po kështu janë arrestuar në flagrancë dy shtetas si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M.O., 41 vjeç, pasi ka tentuar të kalojë PKK, Port, Durrës, me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi V.D., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin SH.D., 58 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë