Nga dita e enjte Policia e Shtetit do të gjobisë qytetarët që nuk mbajnë maska, sipas Aktit Normativ që ka miratuar qeveria.
Uniformat blu kanë të drejtë të gjobitin çdo person me 3 mijë Lekë nëse nuk kanë maskë. Por si do të kontrollojë policia zbatimin e këtij rregulli?
Policia do të nxjerrë patrullat në terren, të cilat në momentin që konstatojnë qytetarët pa maska, vendosin gjobën nëpërmjet kartës së identitetit.
Nëse një person nuk ka kartë identiteti me vete, ose refuzon ta japë atë, atëherë do të shoqërohet në polici dhe do lirohet pas konfirmimit të saktë të identitetit.
Policia Rrugore ka marrë përsipër që të kontrollojë të gjitha mjetet e transportit publik dhe makinat private. Nëse në urbanë konstatohen punonjës ose qytetarë pa maskë, do të gjobiten nga rrugorët.
Ndërsa në rastet e ndalimit të makinave private, kur personat nuk kanë lidhje familjare, gjithashtu do të ndëshkohen. Policia vetëm do të vendosë gjobën dhe të dhënat më pas do kalojnë në sistemin e faturës së dritave.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...