Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokimin e masës së sigurisë ë “Arrestit në shtëpi”.
Në seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke futur në banesë dhe duke kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italian të RAI 3.
Prokurorë e SPAK nuk e dhanë këtë argument për të kërkuar një masë më të rëndë sigurie, por si kundërshtim ndaj kërkesës së avokatëve për lehtësimin e masës ndaj ish-kryeministrit
Bëhet me dije gjithashtu se GJKKO nuk pranoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Sipas avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj, gjyqtarja e posaçme që shqyrtoi kërkesën, Rudina Palloi, nuk mohoi ekzistencën e faktit të ngritur nga mbrojtja, të vendimit administrativ të Gjykatës greke për dënimin e Irena Gjokës, ndërsa në realicionin e dërguar më gjykatë, ajo thotë se shkaqet e paraqitura nga avokatët nuk hyjnë tek ato arsye që sjellin përjashtimin.
“Sipas ligjit, gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjyqtares që shqyrtonte shkarkimin e saj, ku nuk kundërshton faktin e dënimit për shkelje të zonës Shengen, por thotë se kjo nuk ndikon në objektin për shkarkimin e saj. Kërkesën për shkarkim ia kemi qepur në pallto, do t’i qepim edhe në kostumin verore. Çështja e Gjokës ka shkuar në SPAK. Kemi bërë kërkime për aktet dhe nuk kemi një përgjigje”, tha Gjokutaj.
Në këtë mënyrë, Irena Gjoka pavarësisht kontestimeve, do vijojë të gjykojë çështjen ndaj Berishës dhe Malltezit./euronews.al
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...