Disa persona në Gjirokastër dyshohen si të prekur me koronavirus pasi patën kontakt me një emigrant të riatdhesuar.
Emigranti është një 54 vjeçar nga Fieri, i cili u karantinua pas ardhjes nga Greqia tek një hotel në Këlcyrë.
Ora News mëson se janë bërë 25 testime, mes tyre punonjës së policisë së kufirit edhe infermierë.
Nëse do të ketë ndonjë rast me koronavirus në këtë zonë, konfirmimi do të vijë ditën e nesërme nga përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë, qarku i Gjirokastrës përfshihet tek lista e vendeve që do të përfitojnë nga masat lehtësuese duke nisur prej ditës së hënë (27 prill).
Nuk dihet nëse do të ndryshojnë masat nëse Gjirokastra i shtohet hartës së vendeve me raste të reja.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet