Gjirokastra shënoi një rritje me 20% sa i përket numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë.
Investimet në bujtina dhe hotele familjarë e rritën numrin zyrtar të shtretërve për akomodim në 670 të tillë ndërsa gati 300 shtretër të tjerë u ofruan nga bujtinat familjarë me 1 apo 2 dhoma të çelur rishtas dhe që ende nuk figurojnë të regjistruar në sistemin tatimor.
Anja dhe shoku i saj nga Polonia tregojnë se janë ndalur për një ditë në Gjirokastër dhe se kanë gjetur shërbime të mira.
“Vijmë për herë të parë në Shqipëri dhe planifikojmë një udhëtim disa javor këtu. Gjirokastra ishte mes zbulimeve të para. Është bukur, ka shërbim të mirë në restorante edhe hotele. Edhe çmimet do të thosha janë të përballueshme për turistë nga vendi im”, u shpreh Anja Sielova.
Dragani nga Serbia mbërriti në Gjirokastër me një grup miqsh me motoçikleta. Ai thotë se erdhën pa pritshmëri dhe gjetën një vend të ngrohtë dhe fantastik për pushime.
“Shqipëria ishte gjithandej e bukur dhe mikpritëse por këtu gjetëm shumë mundësi për të vizituar monumente dhe muze. Nuk patëm kohë të shijojmë çdo gjë por u ndalëm në një restorant të vogël dhe na pëlqeu gatimi”, tha Dragani.
Kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës thotë se shqetësimi kryesor i vizitorëve të shumtë të verës ka qenë trafiku në qendrën historike që së shpejti do të kthehet në pedonale. Rami gjithashtu thotë se Gjirokastra është duke ndërtuar një guidë të integruar multishërbimesh që synon t’i mbajë më gjatë turistët në Gjirokastër.
Gentiana Lili përgjegjëse e sektorit të trashëgimisë dhe turizmit në bashkinë e Gjirokastrës thotë se më shumë se 42 mijë vizitorë kanë kaluar të paktën një natë në Gjirokastër këtë vit duke rritur kështu kohëqëndrimin dhe të ardhurat për qytetin. Kjo situatë e re duket se e ka nxjerrë Gjirokastrën nga ngërçi shumëvjeçar e një destinacioni tranzit megjithatë sipas saj vizitorët ende ankohen për mungesë efiçence të transportit publik, staf të pakualifikuar të njësive të shërbimit.
70% e vizitorëve të 6 muajve të fundit në Gjirokastër kanë qenë të huaj./gsh/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...