Gjirokastra po bëhet gati për të pritur festivalin më te madh kulturor, atë folklorik.
Kanë mbetur vetëm detajet e fundit nga ngritja e skenës më të madhe që do të presë grupet kulturore nga 12 qarqet e Shqipërisë dhe nga diaspora.
Vetë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ishte në qytetin muze për të parë nga afër përgatitjet e fundit të këtij edicioni të 11-të.
E në mes të kësaj ngjarje kulturore, ministrja foli edhe për një plan menaxhimi të kalasë në qytetin e gurtë.
Kjo ngjarje do ta shndërrojë Gjirokastrën, në një muze të madh ku veçanërisht turistët të njihen me etnografinë, zejet dhe kulinarinë e qytetit të UNESCO-s.
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të nisë me 24 Qershor për ta vazhduar festën e kulturës deri me 1 Korrik./tvklan.al/
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...