Parkimet në qytet janë kthyer në problem për mjetet zjarrfikëse pasi nuk lejojnë hyrjet e tyre në lagjet historike në rast emergjence.
Sipas kreut të shërbimit zjarrfikës Kujtim Bizhga në prag të stinës së zjarreve shumica e bashkive të qarkut të Gjirokastrës nuk kanë mjete dhe logjistikë të mjaftueshme për të përballuar situatën.
Shumë biznese kanë territor të rrethuar me shkurre dhe pamundësi për hyrjen e mjeteve. Sipas z.Bizhga vetëm gjatë muajit të fundit u regjistruan 3 zjarre në banesa të trea prej rrjedhjes së gazit për gatim nga bombola të pacertifikuara.
Gjatë një takimi për masat që do t’i paraprijnë stinës së mundshme të zjarreve përfaqësuesit e shërbimeve zjarrfikëse nga Tepelena, Memaliaj, Përmeti, Këlcyra e Libohova folën për mungesë logjistike, stafi, pajisjesh, mjetesh madje dhe mungese mjedisesh shërbimi siç ishte rasti i bashkisë Këlcyrë ku zjarrfikësit thanë se mjedisi i tyre i punës janë mjetet private. Në Përmet zjarrfikësit kanë mungesa edhe në veshje, sëpata, fikse ndërsa edhe radiot për komunikim janë jashtë funksionit.
Shërbimi zjarrfikës në Tepelenë megjithëse pa mjete dhe po mbulon edhe bashkinë e Memaliajt ku ende nuk është organizuar si do të veprojë ky shërbim.
Gjatë takimit të shtabit të emergjencave kreu i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura vuri në pah shtimin e territorit nën administrim të kësaj Agjencie pas shpalljes së Zagories park natyror kombëtar.
Me një personel të kufizuar prej 20 vetësh dhe disa parqe kombëtare Agjencia sipas tij vështirësohet në kryerjen e funksionit. Situata komplikohet edhe nga mangësitë që shërbimet zjarrfikëse kanë në shumicën e territorit si dhe rrugët e vështira të paarritshme nga mjetet drejt zonave të mbrojtura./tch
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...