Një automjet i OSHEE-së është rrëzuar në lumin Drino përballë fshatit Lazarat në Gjirokastër, ku dyshohet se dy elektriçistë kanë humbur jetën.
Mësohet se këta të fundit kanë qenë duke inspektuar në zonën lindore të luginës, pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Avaria është konstatuar në fshatin “Asim Zenelaj” dhe për këtë qëllim kanë shkuar për të ndërhyrë dy elektriçistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.
Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në rrjedhën e lumit në thellësi, ndërkohë që dy elektriçistët nuk kanë mundur dot të dalin./TCH
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor