Një vajzë 20 vjeçare nga Metoqi i Sarandës humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit.
Ajo u soll në maternitet nga fshati Zhulat i Gjirokastës nga familjarët e bashkëshortit pas dhimbjeve të lindjes. Mjekët vendosën për ndërhyrje çezariane për shkak të pozicionit të fëmijës dhe ndërhyrje që u krye rreth orës 9.30 dhe zgjati gati 40 minuta. E reja u bë nënë e një djali me peshë 2,5 kg dhe të dy u konfirmuan në gjendje të mirë.
Rreth orës 3 të mëngjesit pas komplikacioneve në frymëmarrje mjekët vendosën për trajtimin në reanimacioni të 20 vjeçares. Gjendja sipas kreut të spitalit Sokol Feruni u agarvua me shpejtësi dhe vajza ndërroi jetë rreth orës 4. Sipas tij pritet që ekspertiza dhe autopsia të përcaktojnë shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla.
Nga ana tjetër familjarët e Kledionës kanë pretenduar për mjekim të pakujdesshëm dhe akuzojnë mjekët se e kanë vënë re me vonesë përkeqësimin e gjendjes së vajzës.
Sokol Muxhaj vjehrri i vajzës tha se mjekët janë rikthyer në spital me vonesë dhe se mjekimi ka qenë i pavëmendshëm. Edhe vjehrra dhe kunati i viktimës konfirmuan gjendjen shumë të mirë dhe faktin se 20 vjeçarja nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Top Channel raportoi nga Urgjenca e Spitalit të Gjirokastrës së 20-vjeçarja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore kur ka mbërritur në maternitetin e spitalit për të lindur dhe nuk dihen ende arsyet pse ajo ka humbur jetën menjëherë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj.
“Ne mbërritëm herët sot në Spitalin e Gjirokastrës dhe sot ka ndodhur një ngjarje që na tronditi të gjithëve. Një 20-vjeçare ka humbur jetën pasi i ka dhënë jetë fëmijës së saj. Mbetet për t’u vlerësuar se çfarë ka ndodhur me 20-vjeçaren që kishte ardhur në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët nuk kanë dhënë ende një sqarim për këtë rast por ne kemi folur me familjarët thanë se ajo nuk ka pasur asnjë shqetësim para se të dërgohej në maternitet, por menjëherë pas lindjes ajo është dërguar në reanimacion kur pas një ndërhyrjeje në orën 3 të mëngjesit ajo ka humbur jetën”.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...