Për të dytën natë me radhë, disa familje të një pallatit pesë katësh në Gjirokastër po flenë larg banesave të tyre për shkak të rrëshqitjes së tokës. Gjeologët thanë se bëhet fjalë për një emergjence të kategorisë së lartë, por disa prej tyre kanë qëndruar në banesë e të tjerë nuk kanë pranuar strehimin e ofruar nga Bashkia, e cila nga ana e saj thotë se banorët duhet të presin ekspertizën.
Një pjesë e banorëve qëndruan jashtë deri në orët e vona të së shtunës. Disa prej tyre zgjodhën ta kalojnë natën e dytë të rrezikut nga shembja në banesa.
Gjatë së shtunës, kreu i Gjeologjisë kërkoi evakuimin e gati 60 personave sepse rrëshqitja konsiderohet aktive dhe çarjet janë thelluar.
Por ekspertet e bashkisë pasi verifikuan njoftimet për çarje të reja të mureve në pallat u thanë banoreve se mund të qëndrojnë brenda ndërsa të hënën pritet edhe raporti final i grupit të ekspertëve për nivelin e rrezikut dhe masat.
“Si inxhinier strukturash, erdhëm për të verifikuar situatën. Nuk ka problematikë në strukturën e pallatit, mund të flenë të qetë. Edhe këndi i rrëshqitjes së kësaj kodre nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur më poshtë”, u shpreh Aleksandër Pesha, inxhinier konstruktor në Bashkinë Gjirokastër.
Bashkia njoftoi se do të ofronte disa mjedise hotelesh dhe konviktesh për strehim, por askush prej banorëve nuk e ka zgjedhur këtë strehim.
Banorët e pallatit të ndërtuar në vitin 1992 kanë përjetuar një situatë të ngjashme 17 vite më parë pas një tjetër rrëshqitjeje dheu në përmasa më të vogla.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...