Tirana ka arritur imunitetin e tufës. Kështu deklaroi mbrëmjen e së premtes kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, teksa komentoi në “Java në RTSH” studimin e instiutcionit që ai drejton.
Gjinushi tha se të prekurit asiptomatikë janë të shumtë në numër dhe se Tirana e ka arritur imunitetin. Ai tregoi në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli formulën e llogaritjes së përqindjes, që sipas tij tregon se sa ka shkuar imuniteti i tufës.
“Qyteti i Tiranës ka arritur imunitetin e tufës. Unë nuk jam ekspert në këtë fushë, por do flasim për shifrat. Duhet kuptuar se dy teste mund të mos përputhen me njëri-tjetrin dhe nuk bëhet ndonjë debat i madh se testet bëjnë evolucion, gjithmonë janë të përafërt dhe qëllimi i tyre është të shikosh se cila është prirja. Qëllimi i testeve serologjike është të shohësh se sa persona janë prekur nga virusi.
Të prekurit asimptomatikë janë shumë. Imuniteti i tufës është ky. Për çdo virus shihet sesa është rrezikshmëria dhe çdo specialist llogarit se përshembull një filan virus, një person arrin ta transmetojë në 3-4 persona. Për koronën ishte rënë dakord për 2.5, por Britania e Madhe thotë që është ky mutacioni dhe shkon 4-5 fare.
Një njeri i cili presupozohet se gjatë kohës që është i infektuar takon 100 vetë, 2-3 prej tyre i sëmurë në kushte normale, kur të 100 këta janë të pambrojtur. Tani sa prej tyre duhet të jenë të mbrojtur që ky të mos sëmurë më shumë se një, ose të sëmurë më pak se një. Shumë e thjeshtë, duhet që 30 prej tyre të jenë të pambrojtur, 70 të mbrojtur. 30 shumëzim 3 del 0.9, pra më pak se një. Tani sa prej këtyre duhet që shumëzuar me këtë 2.5 ose me 3 të dalë më pak se një.
Kjo është e gjitha, kjo është imuniteti i tufës, sepse pandemia fillon bie që nga momenti kur dikush nuk infekton më shumë se një. Dhe po ta marrim me 2.5 del 60%, po ta marrësh me 3 del 66% imuniteti i tufës” – theksoi Gjinushi.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit