Google ADS

Gjiknuri: PD hoqi dorë nga kërkesat absurde

22:18 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat dha detaje nga arritja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Gjiknuri u shpreh mes të tjerash se administrata zgjedhore aktuale do të funksionojë edhe për zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij PD hoqi dorë nga nga kërkesat absurde, si ajo qeverisë teknike.

Gjiknuri tha se PD refuzoi depolitizimin e administratës zgjedhore por ajo do kryhet gradualisht pas zgjedhjeve të 2021. Më tej ai shtoi se identifikimi biometrik do financohet nga qeveria dhe do paguhet një ekspert i BE që do caktojë masën që do të implementohet teknologjia.

“PD nuk ishte gati dhe e kundërshtoi, por ne tashmë ne kemi rregulla të gjithë pranuara nga gjithësecili. Administrata aktuale zgjedhore do të vazhdojë të funksionojë edhe për zgjedhjet e ardhshme. PD hoqi dorë nga kërkesat absurde, si qeveri teknike. U pranua edhe njëherë se administrimi zgjedhor nuk ka çaluar në Shqipëri. e rëndësishme është që ne ta pranojmë këtë sistem.

Morëm angazhimin do përpiqemi qe identifikimi të shtrihet.Ju mendoni se ne duhet ta linim opozitën prap jashtë zgjedhjeve. Për ne është i rëndësishëm integrimi dhe pranimi i rregullave të lojës. Çka është në dorën tonë do e çojmë deri në fund. Ne e mirëpresim. Është një moment i ri për Shqipërinë. Shpresojmë që të kemi zgjedhje të mira”, tha ai.

Gjiknuri theksoi më tej se Këshilli Politik do vazhdojë punën për miratimin e çështjeve të tjera që kanë mbetur si ajo e financimit të partive politike. Sipas tij Kodi Zgjedhor do të përmbyllet brenda këtij sesioni parlamentar.

“Këshilli Politik do vazhdojë të miratojë draftet dhe do të vazhdojë të trajtojë edhe çështje të tjera të mbetura. Gjëja më e rëndësishme është që po dialogojmë dhe hoqi dorë nga absurditetet. Të përgatitet secila palë për zgjedhjet e reja. Kodi do të mbyllet patjetër brenda këtij sesioni parlamentar”, tha Gjiknuri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme