Gjiknuri: Opozita ka reflektuar, së shpejti do të gjendet kompromisi

19:17 | 18 Qershor 2020
Arbresh.info

Bashkryetari i tryezës së Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik është shprehur se së shpejti do të mbyllet marrëveshja për “Zgjedhoren”.

Ndër të tjera ai ka theksuar se PD-ja ka reflektuar në lidhje me disa amendamende dhe së shpejti do të mundet që mes opozitës dhe mazhorancës të gjendet një formulë kompromisi për Reformën Zgjedhore.

“Gjëja e parë është që PD po vjen tek skema brenda Kuvendit dhe e përshëndes. Skema nuk është e ngjashme me atë të drejtësisë. Mendojmë Kuvendi i Shqipërisë që deputetët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces. Skema e KQZ nuk ka funksionuar keq, nuk kaq pasur asnjë konflikt. Maxhoranca garanton dhe e them publikisht se ekspertët që do të konkurojnë për pozicionet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të kenë mbështetjen tonë dhe shpresoj dhe të PD-së. Brenda skemës mund të ketë zgjidhje, ne i kemi kërkuar reflektim PD, pasi nuk mund të përjashtojnë deputetët. Mendoj që është e mundshme të gjendet kompromis. Mbase japim dhe ne ndonjë ide. E rëndësishme është që opozita do të jetë e garantuar që propozimet e tyre do të garantohen për votat e maxhorancës. Organet do të kenë jetëgjatësi. Ndryshe do të zgjidhen me short. Sa të gjejmë kompromis dhe do ta mbyllim marrëveshjen. Brenda pak ditësh procesi do të përfundojnë. Për teknologjinë? Do zbatojmë të njëjtën formulë si në vitin 2013. Kishte reflektim nga opozita”, është shprehur Gjiknuri.

Ndërkohë pyetjes së gazetares së Abc News, Esiona Konomi se pse mazhoranca nuk shkruan një amenadment kompromisi por e kërkojnë nga opozita, Gjiknuri i është përgjigjur se një ide e tillë mund të jepet por nuk ishte vendi i duhur.

“Kjo është një çështje që mund të të diskutohet është çështje që mund ta japim dhe ne, por e rëndësishme është që . Opozita duhet të jetë e garantuar se kandidatët që plotësojnë kriteret dhe aplikojnë lirshëm nëse mbështeten prej saj brenda parimeve, do të garantohen përmes votës së mazhorancës. Kjo do të jetë një periudhë tranzistore pasi pas shumë vitesh kur të ndodhin ripërtëritje konsensusi është i domosdoshëm. Besoj se marrëveshja do të mbyllet sapo të gjejmë një konsensus në lidhje me këto që kemi diskutuar dhe që mendoj se është shumë afër. Për procedurat që kërkonte të vendoseshin me”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme