Bashkë me lajmin e mirë të restaurimit të kalasë unike të Bashtovës, falë programit EU4 Culture, vjen dhe ai i gjetjeve të reja arkeologjike, që hapin dritare të reja mbi historinë e monumentit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas së cilës gjatë këtyre ditëve, krahas punës restauruese në Kalanë e Bashtovës, po realizohen edhe sondazhe arkeologjike për identifikimin e shtresave kulturore të monumentit si dhe për kontrollin e çarjeve vertikale në pika të ndryshme të tij.
Së fundmi sondazhet kanë nxjerrë në dritë gjurmë të periudhës otomane të shek. XVIII.
Janë gjetur gjyle të përmasave të ndryshme si dhe materiale qeramike të së njëjtës periudhë. Jo vetëm gërmimet e mëtejshme, por edhe dokumentimi dhe studimi i materialeve të gjetura do të japin përgjigje më të sakta lidhur me këto gjetje./ABC/
“Ta dhashë një minutë shtesë”, përplasen Abazi e Bogujevci
Nurdin Ibishi pyetet për Enver Sekiraqën, del që ky i fundit...
Kështu festohet Halloween-i në Maldive
Abdixhiku ia “kujton” Kurtit premtimin për banesa për çiftet...
Gjatë këtij viti, 332 raste të reja me kancer të gjirit
Paraqitjet e shkëlqyer këtë sezon, Barcelona po e shpërblen ...