Gjermania dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të përmirësimit të kushteve të transportit urban në kryeqytet.
Ambasada Gjermane nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’ njofton se dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.
Ndër të tjera bëhet me dije synohet projektimi për një sistem të shpejtë autobusësh në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re.
“Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.
Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash ? në Tiranë, duke u përqëndruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qëndrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë i cili të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në postimin e ambasadës.
?? | Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i…
Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on Wednesday, 5 May 2021
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...