Gjermania i dhuron Shqipërisë një pajise bashkëkohore moderne që do të përdoret nga ana e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.
Njoftimin e ka bërë të ditur policia e Shqipërisë përmes një njoftimi për media.
Njoftimi i plotë
Rinas
Pajisje moderne për të evidentuar dhe ndëshkuar veprimtarinë e paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve.
Paraditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë një ceremonie, zv/ambasadori i Gjermanisë në Tiranë z. Jannis von Oy i ka dorëzuar Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, një pajise bashkëkohore moderne që do të përdoret nga ana e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.
Drejtor Merkaj ka falënderuar zv/ambasadorin për këtë dhuratë me shumë vlerë në ndihmë të Policisë Kufitare, në punën për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë dhe në këtë rast atë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, por edhe për gjithë mbështetjen e dhënë për Policinë Kufitare, nga Policia gjermane dhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë.
Pajisja VSC është dhuratë nga ambasada gjermane për Policinë Kufitare, në vijim të mbështetjes së dhënë edhe më parë nga Policia gjermane, në logjistikë dhe automjete për Departamentin e Policisë Kufitare.
Komisariati i Rinasit, nga viti 2017 deri në vitin 2020, gjatë kontrolleve në hyrje dalje ka evidentuar 546 dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Kjo pajisje për ekzaminimin e dokumenteve është e teknologjisë së fundit dhe do iu vijë në ndihmë punonjësve të Policisë Kufitare gjatë kontrolleve dhe ekzaminimeve të dokumenteve të udhëtimit, në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë.
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...