Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek rritja e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Rama shprehet se kjo luftë ka prekur edhe Australinë e largët, ndërsa një mesazh ka dhënë edhe për personat që mendojnë se lufta nuk ka ndikuar, duke u shprehur se kjo është diçka e pandershme.
“Prekemi nga një luftë që ka nisur mes Rusisë dhe Ukrainës. Dhe çdo dalje në ekrane nuk i bën nder askujt. Cdo përpjekje për të vazhduar luftën e vogël të katundit këtu dhe për të shpjeguar pasojat e luftë në çmime sikur nuk kanë lidhje me luftën është e pandershme. Edhe Australia është në të njëjtën situatë. Dhe këtu i kthehem atij momenti që lajmërova fazën kritike të energjisë. Si rezultat i një krize më të madhe se ne. I thatë të gjitha, por nuk thatë se kjo ishte e vërtetë.” tha Rama.
Kryeministri ka njoftuar se Gjermani ka planifikuar reduktimin e furnizimit me gaz për familjet dhe bzinesit për shkak të krizës.
“Tani nuk flitet më për çmime. Ministri i ekonomisë Gjermane tha se do paraqis planin e kufizimit të furnizimit me gaz. Gjermani po përgatit planin për të filluar ndërprerjen e furnizimit me gaz edhe për familjet. Jemi në kushtet kur kriza ka prekur dhe po krijon rrugë të paimagjinueshme brenda shtetit më të fuqishëm të Europës”
“Ne në momentin kur e lajmëruam atë që po vinte dhe thamë që do marrim masa dhe nuk do rrisim çmimin as nuk e imagjinuam se çështja do komplikohej. Por sot është në një kulm që bota e konsideron të ngjashëm me krizën 1974.”tha Rama.
Megjithëse sipas Ramës qeveria po paguan faturat e energjisë me dyfish të çmimit dhe pritet të shkojë edhe katëfish, sërish për familjarët nuk do të rrite.
“Edhe sot kemi vendosur që nuk do e rrisim çmimin. Por po bëjmë një studim për familjet e pasura. Jo si në 2013, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme. Ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë. Asnjë familje nuk do ketë rritje të energjisë se ne do paguajmë diferencën. Është nga dyfish dhe mund të shkoj 3-4 fish” tha Rama. /abcnews.al/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës