Skuadra e Lushnjes është pjesë e kategorisë së parë të futbollit në Shqipëri ku aktualisht kryeson në grupin e jugut me 15 pike. Megjithatë puna për këtë skuadër nuk është aspak e lehtë sidomos në periudhën e dimrit, ku shirat e vazhdueshëm rëndojnë gjendjen e terreneve duke i penguar futbollistët në përgatitjen e tyre.
Kjo fushë gjendet vetëm 200 metra larg stadiumit ‘’Roza Haxhiu’’ dhe jo vetëm nuk është në dispozicion të skuadrës por ka mbetur e harruar duke u shndërruar në dimër në një “liqen” që si shërben askujt.
“Unë qëkur mora ekipin i dija kushtet, në fakt me këto kushte jemi përgatitur edhe përpara 20 vitesh. Nga ana profesionale do thoja me të madhe që një terren më i mirë do ishte shumë herë më mirë. A ndikon terreni? Mendoj qe po, por nuk ka vend për justifikim”, është shprehur Ilir Gjyla, Trajner i KS Lushnja
Sa i përket terreneve të cilave u referohet trajneri Gjyla pra atyre që janë në dispozicion të skuadrës, fusha ngjitur stadiumit Roza Haxhiu dhe pjesa pas portave brenda stadiumit, nuk është se kanë ndonjë ndryshim nga njëra tjetra.
Me të drejtë është e vështirë të ketë kërkese llogarie për rezultatet kur kupton sakrificat e futbollistëve të cilët duhet të përballen me këto terrene çdo ditë, megjithatë bashkia e qytetit duhej të paktën të provonte të gjente një zgjidhje për këtë situatë me anë të buxhetit të caktuar pikërisht për klubin e futbollit Lushnja, puna e parë mund të ishte heqja e ujit nga fushat e stërvitjes./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...