Google ADS

Gjendet skeleti i njeriut në lumin Vjosa, tmerrohen banorët

23:09 | 6 Maj 2018
M. A.

Një tjetër viktimë është zbuluar këtë të dielë në brigjet e lumenjve shqiptarë.

Kësaj here policia njofton për gjetjen e një skeleti në lumin Vjosë, për të cilin dyshohet se është mbytur shumë kohë më parë në rrjedhën e lumit në zonën e Greqisë.

Policia njofton se janë gjetur gjymtyrët, kafka dhe disa rroba të rreckosura. Po sipas policisë, dyshimi është se kemi të bëjmë me një person, banues në vendet e botës së tretë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 06.05.2018, rreth orës 17:00, në shtratin e lumit Vjosë pranë fshatit Kanikol, të Njesisë Administrative Çarshovë, është gjetur një skelet i pjesshëm i një shtetasi të paidentifikuar, (Kafka dhe gjymtyrët e poshtëm si dhe disa tesha)

Ky shtetas dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi.

Nga teshat e gjetura dyshohet të jetë shtetas nga vendet e treta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme