Gjendet shqiponja e plagosur dhe e lidhur në Përmet, reagon Balla

19:26 | 8 Tetor 2023
E.G

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas keqtrajtimit të një shqiponje në Përmet.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka thënë se Policia e Shtetit po vijon punën në identifikimine  autorit, duke rikujtuar se gjuetia dhe keqtrajtimi i kafshëve janë të paligjshme, shkuran Arbresh.info.

“Policia e Shtetit në Përmet është njoftuar sot për një rast keqtrajtimi të një Hute Mali (familja e shqiponjave ) dhe ka bërë të mundur shpëtimin, më pas dërgimin e saj tek mjeku veterinar në bashkëpunim me specialistët e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Eshtë marrë kontakt me shoqatat mjedisore për një trajtim mjekësor më të specializuar në Itali. Policia e Shtetit po vijon punën për identifikimin e autorit, duke rikujtuar se gjuetia dhe keqtrajtimi i kafshëve janë të paligjshme.”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Të ngjashme