Një shtetase rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas policisë, e moshuara jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 06.12.2021, rreth orës 19:57, në rrugën “Ali Baushi”, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja L.P., rreth 65 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./syri.net/
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...