Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u grabit dhe u qëllua me sende të forta

20:35 | 22 Dhjetor 2024
E.H

Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në zonën e Centrales në Vlorë, pjesë e lagjes “10 Korriku”.

Sipas policisë së Shqipërisë, viktima është B.D  i cili dyshohet se është dhunuar me sende të forta.

Burime nga policia për euronews.al thonë se personi është grabitur dhe me pas është vrarë , pasi ai është gjetur i zhveshur.

Sipas të njetave burime 68-vjeçari është goditur me një send të fortë në pjesën e nofullës. Megjithatë policia ka reaguar me një deklaratë ku thotë se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe do jetë ekspertiza e cila do përcaktojë nga se kanë ardhur shenjat në fytyrën e të ndjerit.

Njoftimi i Policisë

Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme