Google ADS

Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë

23:02 | 12 Tetor 2024
R J

Një 55-vjeçare ka humbur jetën në Pukë. Viktima kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta.

Një person, rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë 55-vjeçaren, nusen e xhaxhait.

Dyshohet se 55-vjeçarja ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme