Është gjetur një trup i pajetë mashkulli në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, njofton Top Channel.
Sipas të dhënave të policisë trupi i pajetë është gjetur në afërsi të një kabine elektrike.
Pas verifikimeve të kryera në trupin e viktimës dyshohet se ai ka humbur jetën nga kontakti me energjinë elektrike.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende, por mësohet se është rreth moshës 35-40 vjeç dhe i përket komunitetit rom.
Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes së tij.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...