Google ADS

Gjendet një trup i pajetë në mes të Himarës

10:26 | 7 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Trupi i pajetë i një burri është gjetur në mesnatë në zonën e Himarës.

Burime nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se, trupi i 58-vjeçari me inicialet Foto Çelari, është gjetur në rrugën kryesore drejt portit të Himarës.

Nga të dhënat e para, policia thotë se 58-vjeçari ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:

Më datë 07.09.2018, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F. Ç, 58 vjeç,  është gjetur i pajetë në tokë.

Nga hetimet e kryera si dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F. Ç., aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).

Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme