Gjendet një trup i pajetë në detin e Durrësit

09:18 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Policia e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme, rreth orës 07:30, në port, midis zonës së trageteve dhe peshkimit, në det është gjetur trupi i pajetë i shtetasit me iniciale P.F., 54 vjeç.

Viktima është banues në Lezhë, por i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës. Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme