Gjendet një person i mbytur në Durrës

20:24 | 26 Qershor 2021
S D

Është gjendur një person i mbytur, pranë shëtitores “Taulantia” në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhia, raporton për “BalkanWeb”, se personi i mbytur i përket gjinisë mashkull.

Deri më tani nuk dihen detaje të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa mësohet se policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme