Gjendet një makinë e djegur në Fushë-Krujë, dyshohet se u përdor në vrasjen e Mario Majollarit

10:12 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Një mjet është gjetur i djegur në fshatin Gramëz të Fushë Krujës mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se mjeti është përdorur në ekzekutimin e 28-vjecarit Mario Majollari mbrëmë në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Dyshohet se autorët ende të paidentifikuar kanë braktisur mjetin dhe i kanë vendosur flakën për të humbur gjurmët. Deri më tani policia ka shoqëruar 15 persona dhe pista kryesore e vrasjes mbetet hakmarrja.

Babai i tij Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë në vitin 2000. 28-vjecari e ndiente rrezikun dhe kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar./lapsi.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme