Nje burrë rreth 40 vjec gjendet pa jetë në mes të rrugës në Tiranë. Policia njofton se dje rreth orës 14 : 30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një kufomë të gjetur në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca e morgut, ku nga verifikimet e bëra dhe nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se:
Kufoma i përket seksit mashkull, rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi rreth 170 cm. Për shkak të stadeve të avancuara të dekompozimit të saj, nuk cilësohen të dhëna të tjera.
Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës së gjetur.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...