Gjendet i vrarë bariu në Tropojë

22:38 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Doberdol të Tropojës, në kufi me Kosovën.

Nga të dhënat e para të policisë, rezulton se një person ka mbetur i vdekur nga të shtëna armësh.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Kjo ndodhi u raportua në sallën operative policore nga banorë lokalë. Uniformat blu kanë thënë se bariu edhe mund të jetë vetëvrarë, për shkak se ai ishte një bari në zona të thella, shumë pranë bjeshkëve në kufi me shtetin e Kosovës, shkruan JOQ. Viktimë ka mbetur shtetasi T.Bajraktari.

Ka dyshime se vrasja ka ndodhur për shkaqe pronësie. Megjithatë, policia vetëm sa ka lajmëruar paraprakisht, ndërsa nuk ka njoftim zyrtar dhe të plotë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme