Një 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë pranë banesës së tij në Këlcyrë.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Luar, ndërsa shtetasi me iniciale E.P, dyshohet se është vetëvarur.
“Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. P., 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj