Google ADS

Gjendet i vdekur një tjetër gardist, MB: Ka vrarë veten në shërbim

09:00 | 2 Tetor 2018
V. S.

Rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambientet e Gardës se Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.

Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes./Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme