Gjendet i vdekur një person në Durrës

15:52 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Një person është gjetur i vdekur në një kanal në Durrës.

Nga raportimet e para mësohet se shtetasi në fjalë vuante nga probleme mendore dhe është gjetur i mbytur.

Ngjarja është konstatuar ditën e enjte në fshatin Perlat, ku në një kanal me ujë është gjetur i mbytur shtetasi E. S., vjeç 42, banues në fshatin Rrushkull.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale./sot news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme